Fier, rreth 1 500 ha tokë në Seman e Mbrostar i përpin deti
Dhjetëra ha tokë të shkatërruara nga lumi Vjosë dhe mijëra të tjera janë "zaptuar" nga deti në njësinë administrative Zharrëz të bashkisë Patos.Dëmet janë konstatuar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Fier gjatë inspektimeve në terren, ku u evidentuan 9 ha tokë të dëmtuara nga lumi Vjosë në njësitë administrative Cakran, Qendër, Hekal, Kutë ndërkohë që në bregdetin e Semanit, Rremasit, Mbrostarit rreth 1 500 ha janë mbuluar nga uji dhe janë kthyer në moçale e kripore. Pëllumb Saliaj, IMT: Si pasojë e hyrjes së detit dhe largimit të tij kemi tokë që kripëzohen dhe krijohen moçalizime. Në zonën e njësisë administrative Topojë-Rremas, kemi kripëzim prej afro 1500 hektarë dhe moçalizim kemi në Mbrostar. Është një depresion goxha i thellë dhe kërkon vlera të mëdha për ta zhdukur. Aktualisht Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës ka marrë masa duke vendosur prita përgjatë lumit Vjosë, ndërsa për tokat e kripëzuara kërkohen investime shumë të mëdha. Autoritetet kanë kërkuar një studim gjeologjik të tokës./Ora News/