Vlora kantier ndërtimi, për tre ditë çelet sezoni veror

Në Vlorë, punimet për Lungomaren do vështirësojnë mbarëvatjen e sezonit turistik. Kur na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e tij, infrastruktura në Vlorë është thuajse e bllokuar, ndërkohë që punimet vijojnë, por shpesh problemet me kanalet nëntokësore kanë sjellë devijime nga projekti fillestar dhe për pasojë tejkalime afatesh. Gusht 2017 është afati përfundimtar për mbylljen e shëtitores së bregdetit.Kur duhen dhe 3 ditë nga çelja e sezonit turistik, Vlora nuk është ende gati për të pritur turistët.Shkak janë punimet e Lungomares, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në qytetin bregdetar, ndër më të frekuentuarit nga pushuesit gjatë verës.Edhe kryeministri Rama shprehu pakënaqësi me ecurinë e punimeve dhe kërkoi nga kompanitë kontraktore të shtonin ritmet.Një pjesë e aksit ku po punohet për shetitoren bregdetare qëndron e bllokuar që prej muajit shkurt, kur u deklarua se punimet do të perfundonin brenda 60 diteve, por tejkalimi i afateve rrezikon edhe datën zyrtare të çeljes së sezonit.Përgjegjësi i kantierit, Xhemal Gjondedaj, brenda kësaj jave do të zhbllokohet qarkullimi në këtë zonë. Xhemal Gjondedaj: Brenda dy ditëve besoj do të hedhim dhe asfaltin të njërit drejtim kalimi, të krahut të djathtë në drejtim të shkollës së Marinës. Në rast se ne do të mbarojmë këtë brenda afatit, sepse nga krahu i majtë kemi pasur disa probleme me rrjedhjen e ujërave të zeza. Pas shkollës së Marinës akoma nuk është vendosur sesi do të veprojmë sepse edhe atje ka disa kanale, disa ndryshime që kërkojnë edhe nga drejtuesit vendorë për devijimin e disa kanaleve.E kontaktuar Bashkia e Vlorës, pohon se problematika në infrastrukturë nga  punimet për Lungomaren janë vetëm për segmentin nga Skela të shkolla e Marinës.Punimet në Lungomare po vijojnë pergjate bregdetit deri në zonen e njohur si "Rrapi " dhe projekti parashikon që gjatë vijës bregdetare të mbillen pisha dhe jo më palma.Shëtitorja bregdetare e Vlorës pritet të përfundojë në gusht të vitit 2017-të.  Projekti parashikon dy korsi, shtuar atë të emergjencës, si edhe vendparkime.