Edhe DEA amerikane në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin antidrogë në Greqi, ku u sekuestruan rreth 700 kg kanabis. Policia thotë se është pjesë e superoperacionit të goditjes së organizatës kriminale, në krye të cilës sipas mediave greke qëndron 44-vjeçari me iniciale K.B, i cilësuar edhe si “Eskobari i Ballkanit”.  Në operacionin me shtrirje të gjerë në rajon por dhe BE është përfshirë dhe DEA amerikane. Policia e Shtetit thotë se për shkak se operacioni është në vijim nuk mund të japë më shumë detaje për momentin. Sakaq Partia Demokratike shkoi dhe më tej kur dha emrin e plotë  të kryetrafikantit nga Saranda dhe akuzoi Ministrin Tahiri dhe të emëruarit e tij në polici për lidhje me të.Tiranë- Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit dhe disa zyrtarëve të lartë të policisë për lidhjet e tyre me bandat e drogës.Sekretari i Përgjithshëm PD, Arben Ristani tha se Ministri dhe disa Drejtorë të Policisë në rrethe kanë lidhje të forta me atë që po konsiderohet nga autoritetet greke dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë, si një ndër kokat e një organizate kriminale të narkotrafikut. Ristani: Klement Balili është konsideruar  nga mediat greke si baroni i drogës apo "Escobari i Ballkanit".Klement Balili njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016.  Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Pas kësaj akuze reagoi vetë Klement Balili që paralajmëroi padi ndaj PD për akuza të rreme.Balili: Skam lidhje me shpifjet e opozitës. Çdo gjë është politike. Unë kam dëshmi penaliteti të pastër. Në Greqi kam vite që nuk kam shkuar dhe kjo vërtetohet nëpërmjet sistemit TIMS.Mendoja se këto akuza bëheshin në kohë fushate. Shpifje dhe trillime. Kjo situatë duhet të marrë fund një herë e mirë. Çdo kush që përbalt emrin tim do ta çojë në gjykatë për shpifje.Ndërkohë edhe Policia e Shtetit në një reagim zyrtar shprehu indinjatën rreth akuzave të PD që i konsideroi tërësisht abuzive.Policia tha se në bashkëpunim të ngushtë me policinë greke dhe DEA-n amerikane janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së.Sipas policisë për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cënojnë këtë hetim."Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal. Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit"citon policia shqiptare një pjesë të deklaratës së policisë greke.Policia po ashtu sqaron se Drejtuesit e policive që po marrin pjesë në aksion po baltosen me patëdrejtë nga Partia Demokratike.Partia Demokratike reagoi sërish pas deklaratës së policisë, duke i bërë thirrje Prokurorisë të veprojë pa humbur kohë për të çuar para drejtësisë drejtuesit e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe mbështetësit e tyre në poste kyçe në Policinë e Shtetit dhe në Qeveri.Pas PD reagoi edhe vetë Ministri Tahiri përmes një postimi në facebook ku shkruan se:Tahiri: "Sipas PD, vete ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po heton me sukses nje grup kriminal te lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policise. Ne SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makuteria politike per te sulmuar çdo rezultat te policise. Vertete kaq naiv i konsiderojne shqiptaret??? "