Sektori i turizmit, operatorët: Infrastruktura e shkatërruar, plazhet e ndotura

Në prag të sezonit turistik operatorët kanë ngritur një sërë shqetësimesh dhe kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë. Pas prezantimit të një anketimi për punësimet në sektorin e turizmit Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik shprehet se problemet më të prekshme janë infrastruktura e shkatëruar dhe papastërtitë në plazhe. Ndërkohë që anketimi i realizuar nga USAID konstatonte se të diplomuarit në këtë sektor nuk gjenin punë edhe pse gjetja e stafit të kualifikuar është një sfidë më vete.Në një kohë që nga sezoni turistik na ndajnë vetëm pak ditë operatorët turistikë ngrenë si problem emergjente plazhet e papastruara dhe infrastrukturën e shkatërrruar.Kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa shprehet se pavarësisht se këtë vit ka pasur më shumë prenotime nëse nuk merren masa këta turistë nuk do të vijnë më vitin tjetër.Rrahman Kasa: “Problemi më i madh që partnerët tanë kanë është infrastuktura. Kjo infrastukturë konsiston në rrugë me pluhur me baltë, me tregtarë ambulantë që shesin nëpër tezga, rrinë dhe me zorrë uji që lagin turistët të cilët bëjnë xhiro pasi hanë drekën apo darkën. Plazhet janë ende të papastruara nga leshteriku”.Kjo deklaratë u bë pas prezantimit të një anketimi të USAID për problemet me të cilat hasen të rinjtë një përfundojnë studimet në sektorin e turizmit.Sipas ekspertes qeveria duhet të krijojë më shumë ndërlidhje midis studentëve dhe bizneseve pasi shumë operatorë ankohen për mungesë të stafit të kualifikuar.Erka Çara: “Pjesa më e madhe e tyre janë të papunësuar dhe rreth 49.1 % e tyre janë të punësuar, por vetëm një përqindje e tyre janë të punësuar në fushën e turizmit. Nga kjo përqindje e punësuar në fushën e turizmit shihet që rreth 30% janë të punësuar direkt në lidhje me turizmin dhe pjesa tjetër kanë një punësim indirekt siç mund të jetë kamarier ose guidë turistike”.Operatorët turistikë bëjnë apel që ligji i turizmit të plotësohet sa më parë me akte nënligjore pasi në këtë mënyrë do të krijonte më rregullim në shumë aspekte./Oranews.tv/