Kryegjyshi i bektashinjve, Edmond Brahimaj, pritet në Vatikan nga Papa Françesku

Kryegjyshi i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj është pritur në Vatikan nga Papa Françesku në një audiencë të veçantë. Takimi midis Papa Françeskut dhe Baba Mondit mësohet se ka zgjatur rreth 45 minuta dhe në fokus të tij ka qënë vlerësimi për rolin e bektashizmit në Shqipëri.Papa Françesku ka bekuar sërish shqiptarët në Vatikan gjatë një audience të vecantë me Kryegjyshin Botëror të bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe delegacionin që e shoqëronte.Radio Vatikani raporton se gjatë takimit, Ati i Shenjtë i dha popullit shqiptar me gjithë zemër bekimin e tij dhe luti Zotin ta mbrojë, ta ndihmojë të ecë përpara, e kurrë, kurrë, kurrë, të mos e lejojë luftën ndërmjet bijve të tij.Sipas Radio Vatikanit, Ati i Shenjtë pa u kujdesur shumë për protokollin zyrtar, iu afrua Baba Mondit dhe foli vëllazërisht me të.Kjo është  hera e pare që bashkësia e bektashinjve takohet me pasardhësin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjë që i jep vizitës së këtij delegacioni karakter të rëndësishëm historik.Mësohet se gjatë takimit, është diskutuar për harmoninë fetare në Shqipëri por edhe për vizitën që Ati i Shenjtë bëri dy vite më parë në Tiranë.Vizita e delegacionit të bektashinjve në Romë organizuar në bashkëpunim me Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar, nisi një ditë më parë me takimin me takimin me Sekretarin e Këshillit, imzot Imzot Augusto Kiksod Miguel.papa1