Rrihte me shkop gome kamerieren të prostituonte në Rodos, pranga 36 vjeçarit shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 18:41
Një shqiptar në Greqi përveç se kishte punësuar si kameriere një 32 vjeçare e detyronte atë që edhe të luante rolin e prostitutës.Në pranga 36 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga gazeta greke “Protothema”, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe një shtetase moldave, 28 vjeçe, menaxherë të lokalit.Policia i ka gjetur shkopinj gome të arrestuarve, të cilët detyronin kamerieren që të kryente marrëdhënie seksuale, duke i siguruar edhe klientë.Në dyqan kishin krijuar edhe një ambient të posaçëm për kryerjen e aktivitetit të jashtëligjshëm. Shqiptari akuzohej edhe më herët për një vepër të tillë.Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Rodosit./Ora News/