Sulm në Bagdat, ISIS vret 64 persona, plagos 87 të tjerë
Është përgjakur kryeqyteti i Irakut si pasojë e në sulmi të rëndë me bombë. 64 persona, mes tyre gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes, duke thënë se ka varrë shiitët heretikë.Të paktën 64 persona, mes tyre gra dhe fëmijë humbën jetën dhe mbi 87 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi me bombë në Bagdat, duke shënuar kështu edhe sulmin më të rëndë të kohëve të fundit në kryeqytetin irakian.Makina me eksploziv shpërtheu në një lagje të populluar Shiite në orët e para të mëngjesit, ngjarje të cilën e mori përsipër Shteti Islamik. Grupi mysliman sunit, i cili kontrollon sipërfaqe të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut, ka pasur rregullisht në shënjestër shiitët, të cilët i konsiderojnë heretikë.Sipas autoriteteve jekësorë, një pjesë e mirë e të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar gjithashtu makina që ndodheshin të parkuara në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ndërtesa e banesa aty pranë. Në një deklaratë zyrtare, shteti Islamik tha se ka sulmuar militantët shiitë.Militantët islamikë deri tani kanë pasur në qendër të sulmeve të tyre zona tregtare, insitucione qeveritare dhe forca të sigurisë së vendit. Ushtria irakiane në bashkëpunim me forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rimarrë nën kontoll disa zona të pushtuara nga Shteti Islamik në vitin 2014, por nuk kanë qenë në gjendje të parandalojnë sulme me bomba në kryeqytet.
/Oranews.tv/