Në 10 ditë, 6 persona me HIV në QSUT kanë humbur jetën nga mungesa e barnave

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi ka ngritur sot në mbledhjen e këtij Komisioni akuza tronditëse.Në bazë të informacioneve të saj, Vokshi pretendon se në harkun kohor të 10 ditëve, 6 pacientë me HIV në një stad të avancuar në shërbimin e Infektivit në QSUT kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së barnave.Vokshi: Më thonë para 15 ditëve, brenda një periudhe 10 ditore ka 6 pacientë që kanë vdekur me HIV-AIDS për mungesë barnash.Të lutem verifikoje, është detyra juaj.Por për kreun e Shëndetësisë Ilir Beqaj këto informacione janë të rreme.Beqaj: Janë të gjitha të rreme se i keni nga burime të gënjeshtërta që lidhen vetëm me konflikt interesi.Vokshi: Unë e di shumë mirë, nuk ka asnjë konflikt interesi tek këta që janë të sëmurë me HIV-AIDS.