Ndotet Osumi, shkumë, mbeturina dhe aromë kutërbuese në lumë

Prezenca e mbeturinave në lumin Osum ka dhënë alarmin për ndotjen në qytetin muze të Beratit. Qytetarët thonë se lumi është shndërruar në një kolektor mbeturinash. E kontaktuar Agjencia Rajonale e Mjedisit pohon se janë bërë disa herë kontrolle në ajër dhe ujë në Osum dhe është konstatuar nivel i lartë ndotje, ku më herët përgjegjëse ka rezultuar një subjekt përpunimi lëkurash.Ndotje masive në lumin Osum në Berat është vërejtur paraditen e së mërkurës, i shoqëruar me erë kutërbuese në ajër.Prezencës së plehrave, derdhjes së ujrave të zeza i është shtuar dhe ndotja që specialistë të Agjencisë rajonale të mjedisit, të kontaktuar thonë se vjen si pasojë e ushtrimit të aktivitet të një fabrike lëkurash në periferi të qytetit. qytetarët thonë se Osumi është shndërruar në një kolektor ujërash të zeza, plehrash dhe mbetjesh nga përpunimi i lëkurave.Qytetari: Ndihet era, besoj se do jenë ujërat e zeza që janë derdhur në lumë, mbeturinat.Qytetari: Shumë keq, ka mbeturina jashtë mase. Një qytet shumë shumë i lashtë, duhet të rrijë shumë i pastër.Qytetari: Ky nuk është Osum. Iku bateria, po punojnë fabrikat e lëkurave. Berati ka marrë fund.Agjencia Rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, thonë se kanë bërë disa herë kontrolle në ajër dhe ujë në Osum dhe është konstatuar nivel i lartë ndotje, ku edhe është gjobitur përgjegjësja.Në lidhje me rastin e fundit, ende nuk ka ndonjë masë.