Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, mister autorët dhe shkaqet

Një 36 vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së martës në lagjen "Peristeri" të Athinës në Greqi.Viktima është plagosur fillimisht rëndë me armë zjarri, ndërsa u transportua me urgjencë për në spitalin e Athinës, duke dhënë frymën e fundit pak momente më vonë.Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u dërgua nga një person i panjohur në spital për t’u larguar më pas prej andej.Autoritetet hetimore vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur vrasjen e shqiptarit. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Atikës.Ky është shqiptari i dytë që vritet brenda pak ditëve në Greqi, ndërsa autorët dhe motivet nuk dihen ende./Ora News/