P/ligjet për drejtësinë, ekspertët: Administrata e gjyqësorit me statusin e nëpunësit
Administrata e gjyqësorit të ketë statutin e nëpunësit civil dhe nje institucion disiplinor në hallkat e sistemit të drejtësisë. Janë këto dy propozimet që vijnë nga ekspertët që janë pjesë e konsultimit publik për paketën e ligjeve të cilët e bëjnë të zbatueshëm reformën.Paralelisht me diskutimet nen për nen të reformës në drejtësi, ka nisur edhe konsultimi publik për paketën e ligjeve, të cilët e bëjnë të zbatueshëm reformën.Ekspertët kanë diskutuar mbi projektligjin për mirëqeverisjen, organizimin e gjyqësorit dhe statusin e magjistratit duke sjellë propozime risi, nga ato që deri më tani janë diskutuar nga politika.Ekspertët kanë sugjeruar që administrata e gjyqësorit të ketë statusin e nëpunësit civil.Marsida Xhaferllari: Për herë të parë pas ligjit të shfuqizuar, administratës gjyqësore do ti jepet statusi i nëpunësit civil. Statusi flet qoftë për procedurën e rekrutimit të tyre, lëvizjen paralele, promovimin, deri tek përgjegjësia disiplinore. Është një skemë shumë e ngjashme me statusin e nëpunësit civil. Ka një diferencë vetëm me Kancelarin për shkak të kompetencave të forta që ai ka.Është menduar që kancelari të ketë dy diferenca, së pari në proçesin e rekrutimit do të futet në lojë shkolla e Magjistraturës.Ndërsa juristi, Gent Ibrahimi, që ka asistuar reformën në drejtësi, ka kërkuar që për çdo hallkë të sistemit të ketë një institucion disiplinor.Gent Ibrahimi: Që për çdo institucion të ketë një sistem funksional disiplinor. Ky nga qenë nga objektivat fillestare, themelore të kësaj reforme që askush në konfiguracionin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri të jetë përtej përgjegjësisë disiplinore. Për të gjithë ka një listë për shkeljet disiplinore dhe një mekanizëm për hetimin e këtyre shkeljeve.Gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe noterë do të diskutojnë në ditën në vijim edhe projektligjin antikorrupsion, Byronë Kombëtarë të Hetimit, organizimin e Prokurorisë dhe projektligje të tjera.