Arben Tafaj bashkon partinë e tij më partinë e Agron Dukës

Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), i është bashkuar sot edhe kreu i Partisë Partisë Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie Progres(LDVMP), përfaqësuar nga kryetari Arben Tafaj. Marrëveshja u nënshkruar nga kreu i PAA-së, Agron Duka dhe Tafajt. Me nënshkrimin e marrëveshjes, partia e Tafajt shkrihet me strukturat e Partisë Agrare.Duka: Dua të theksoj se ky nuk është një bashkim mekanik njerëzish por një shkrirje organike i dy formacioneve të pjekura politike. Nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë të gjatë e të thellë politike, por besoj që të gjithë jemi dakord se tregu politik është i etur për një forcë të re politike, me program të qartë e alternativa realiste.Për garantimin e një procesi sa më luajal dhe të ndershëm, deri në zgjedhjet e ardhshme në PAA , kryetari aktual i LDVMP, Arben Tafaj do të mbajë detyrën e nënkryetarit të PAA, ndërsa kryetar i partisë do të vazhdojë të qëndrojë Agron Duka./Ora News/