Karteli greko-shqiptar do të trafikonte 60 kg kokainë në Bruksel pas sulmeve në Paris
Mediat greke po i kushtojnë tejet shumë hapësirë rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës.Gazeta greke “Ethnos” shkruan se banda ka dërguar sasi të mëdha droge në Evropë, në nëntor të vitit të shkuar kishte planifikuar të niste për në Bruksel një sasi prej 60 kg kokainë.Transferimi i mallit të bardhë nuk është kryer për shkak të frikës së shoferit se mund të arrestohej nga policia teksa masat e sigurisë ishin rritur tejet shumë pas sulmeve terroriste të Parisit, që lanë pas dhjetëra të vdekur.Për këtë arsye, autoritetet hetimore greke kanë shkëmbyer informacion me DEA-n amerikane si dhe me agjencitë ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali, Spanjë dhe Austria. Më 26 janar të vitit 2016, organet hetimore greke ka kërkuar ndihmë ligjore në Hagë nga agjencia EUROJUST.Kjo vinte pas një takimit me autoritetet shqiptare në vitin 2015 ku ishte diskutuar pikërisht për shkatërrimin e klanit të drogës./Ora News/