CNN grek: 44 vjeçari nga Saranda karteli i drogës me lidhje politike
Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje të kapjes së një sasie prej 700 kilogramësh drogë të llojit hashash në ishullin grek Zakynthos.Lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa organizata e trafikut ishte ndër më të mëdhatë në Evropë.Banda merrej me shpërndarjen e hashashit dhe kokainës në vendet e Evropës Qendrore dhe ato Nordike, duke siguruar qindra milionë euro fitime. CNN grek shkruan sot se një nga kokat e organizatës është një 44 vjeçar nga Saranda e Shqipërisë.Sipas tv në fjalë, autoritetet greke kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare, duke shkëmbyer informacione të hollësishme rreth personit në fjalë.Në artikullin e titulluar “mbrojtje politike për kartelin e drogës”, televizioni në fjalë citon një zyrtar policie në vendin tonë, i cili mësohet të ketë deklaruar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.Sipas dosjes hetimore, ai është organizatori i transportit të drogës nga Shqipëria për në Greqi.Mediat greke nuk bëjnë me dije identitetin e tij, por i referohen me iniciale K.B. Artikulli vijon më tej, duke theksuar se hetimi i narkotikëve është bërë në fshehtësi ekstreme nga policia greke dhe sekreti hetimor ishte i papërshkrueshëm pas asaj që kishin dëgjuar për personin në fjalë si organizator i trafikut.Gjatë goditjes së organizatës së trafikut të drogës janë arrestuar 15 persona, 5 prej të cilëve shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër grekë.
/Ora News/