Profesionet e lira, Kushtetuesja shqyrton të premten kërkesën e avokatëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 15:12
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim ditën e premte çështjen e rritjes së kontributeve për profesionet e lira, çështje e ankimuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve dhe Shoqërisë Civile.Sipas asaj që mësohet nga burime pranë Kushtetueses, të premten mbledhja do të bëhet me dyer të hapura.Dhoma e Avokatëve ka ankimuar vendimin e qeverisë që trefishon kontributet për profesionet e lira. Sipas avokatëve vendimi nuk është i drejtë. /ata/