27 gra dhe 43 fëmijë të vrarë

Qeveria siriane ka kryer më shumë se një duzinë sulmesh të reja ajrore në Aleppo, duke përshkallëzuar konfliktin e nisur për prishjes së armëpushimit.Përshkallëzimi i dhunës vijon që nga java e shkuar. Rrjeti “Al Jazeera” shkruan se bombat e avionëve kanë goditur lagjet e banimit në pjesë lindore të qytetit, e kontrolluar nga opozita. Ende nuk ka një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve.Një gazetar lokal i tha televizionit se çdo moment dëgjon shpërthime në zonë. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, vlerësoi se 144 civilë, përfshirë 43 fëmijë dhe 27 gra, janë vrarë pas shpërthimit të dhunës midis rebelëve dhe forcave qeveritare që pas datës 22 prill.Mbrëmjen e së premtes, forcat qeveritare kryen sulme ajrore në pjesën lindore të qytetit, ndërkohë që kryengritësit qëlluan në zonat e banuara në pjesën perëndimore, e kontrolluar nga qeveria. Të paktën 44 civilë kanë mbetur të vdekur që pas sulmeve të së enjtes.alepo/Ora News/