Protesta në Irak, qytetarët futen me forcë në godinën e Parlamentit
Qindra protestues kanë përdorur forcën për të depërtuar në brendësi të Parlamentit të Irakut, në shenjë proteste ndaj deputetëve të cilët nuk po aprovojnë një sërë ndryshimesh në qeveri. Në vend, prej muajsh është diskutuar zëvendësimi i ministrave të qeverisë aktuale me eksepertë të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej partive politike. Megjithatë, ky proces është zvarritur vazhdimisht nga ligjvënësit.Qindra aktivistë të myslimanizmit Shi'it kanë hyrë me forcë në godinën e Parlamentit të Irakut duke protestuar ndaj deputetëve të cilët prej muajsh nuk po aprovojnë një sërë ndryshimesh në qeveri.Qytetarët kërkojnë miratimin e një politike sipas së cilës synohet zëvendësimi i ministrave aktualë me ekspertë të përgatitur që nuk janë përfaqësues të asnjë partie politike. Kjo lëvizje është nisur nga kleriku shi'it, Moktada Sadr, i cili gëzon mbështetje popullore. Ndonëse propozimi për ndryshime në qeverisje është bërë prej muajsh, deputetët e partive më të fuqishme të Parlamentit e kanë zvarritur procesin. Protestuesit shkatërruan arritën që të futen në territorin që njihet si zona jeshile, në të cilën ndodhen zyrat më të larta të shtetit si dhe ato të përfaqësive ndërkomëbtare.Qytetarët kanë akuzuar qeverinë e Kryeminsitrit Haider al-Abadi si të paaftë për të zgjidhur çështjet më problematike të vendit, teksa një problem shqetësues është gjithashtu emërimi i punonjësve të pakualifikuar në zyrat kryesore të shtetit si dhe në administratën publike. Pakënaqësitë janë shprehur edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë kritikuar nivelin e lartë të korrupsionit./Oranews.tv/