Protesta në Gjermani, aktivistët e majtë kundër partisë së ekstremit të djathtë
Aktivistët e majtë në Gjermani kanë zhvilluar një protestë në qytetin e Shtutgartit, në përpjekje për të bllokuar konventën e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.Për të parandaluar çdo incident të mundshëm, autoritetet vendosën që të dërgonin më afro 1.000 oficerë policie, teksa gjatë demonstrative pati qindra të arrestuar. Aktivistët me bindje të majta politike thirrën në kor fraza të cilat kundërshtojnë politikat e propozuara në lidhje me myslimanizmin.Por pavarësisht protestave, Alternativa për Gjermaninë e nisi konventën e saj, në një mbledhje kur pritet të diskutohet kufizimi i të drejtave të myslimanëve. Ndër to përfshihen ndalimi i mbajtjes së burkas në ambiente publike, ndalimi i ndërtimit të xhamive, etj. Alternativa për Gjermaninë është një parti e krijuar gjatë viteve të fundit dhe kundërshton ashpër politikat e kancelares gjermane Angela Merkel.Ata mbështesin gjithashtu idenë e mos-strehimit të mijëra azil-kërkërkuesve që vijnë çdo ditë nga Lindja e Mesme. Një sërë ngjarjesh si sulmet terroriste si dhe sulmet seksuale të Kolnit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, kanë bërë që kjo forcë politike të shënojë një rritje të konsiderueshme në bazë të sondazheve të realizuara deri më tani.Alternativa për Gjermaninë pritet që të regjistrojë një rezultat rekord në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Oranews.tv/