Karta e shëndetit, FSDKSH: Janë shpërndarë rreth 1 mln e 400 mijë

Nga data 1 maj qyetarët dhe pacientët duhet të paraqiten në spitale vetëm më karta shëndeti për të kryer konsulta apo ekzaminime mjekësore. Libreza e shendetit skadon në 30 prill. Sipas fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësore brenda një viti, rreth 1 mln e 400 mije persona janë pajisur me kartë shëndeti, ndërkohë që do të vijojnë normalisht aplikimet për të.Kjo është dita e fundit kur qyetarët me librezën shëndetësore mund të marrin shërbime në spitale falas. Nga data 1 maj mjekët do të kërkojnë kartën e shëndetit për planifikim konsultash apo ekzaminime të tjera. Autoritetet shëndetësore nuk do të lënë një datë tjetër limit, por u kërkojnë qytetarëve të pajisen me këtë dokument për të marrë në kohë shërbimet e nevojshme. Sipas Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, në harkun kohor të një viti, rreth 1.400.000 persona janë pajisur me kartën e shëndetit.Albert Sanxhaku, Zv.Drejtor i përgjithshëm i FSDKSH-së:  Nuk do të ketë më shërbime shëndetësore derisa të pajisen me kartat e shëndetit, pasi fluksi i madh i tyre kanë kaluar. 1 Maji ti nënshtrohet marrjes së kartës që të përfitojnë shërbimin shëndetësor.Zv/drejtori i përgjithshëm i fondit Albert Sanxhaku tha se situata e fluksit shënuar në aplikime është menaxhuar me shtim të orarit të punonjësve në sportele dhe shtyrje disa herë të afatit të librezës shëndetësore.Albert Sanxhaku, Zv.Drejtor i përgjithshëm i FSDKSH-së: Në periudhën 3-mujore të këtij viti ne kemi përballuar 50% të volumit të kartave që janë shëpërndarë nga 2015 deri në 2016.Nëpërmjete aplikalcionit online e-albania janë shpërndarë 7400 karta shëndeti./Oranews.tv/