Katër fëmijë të braktisur, prej 1 viti jetojnë pa ujë dhe pa drita, apeli në Ora News
Katër fëmijë jetojnë prej një viti të vetëm në shtëpi pa ujë, drita dhe pa prindër. Fëmija me i madh është 14 vjeç dhe më i vogëli 1 vjeç. Babai i ka braktisur ndërsa nëna pas lindjes ka shenja të forta depresioni dhe nuk mund të kujdeset për ta. Institucionet e përkujdesjes sociale nuk i kanë identifikuara asnjëherë si të mitur të braktisur. Fëmijët nuk marrin asnjë asistencë sociale dhe ndërpreja e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm janë bërë për shkak të debisë pasi të miturit nuk kanë mundësi të punojnë për të paguara faturat.A.K është 13 vjeç. Nësë ëndrrat për një bashkëmoshtare të saj "thuren" mes librave apo risive të internetit, Axhela kërkon shumë më pak për të ndryshuar realitetin.Të ndriçohet nga energjia elektike, jo më nga drita e qirinjve dhe të përqafojë prindërit e saj. Ajo jeton në shtëpi me dy vëllezërit 14 dhe 1 vjeç dhe motrën 8 vjeçe.Kjo shtëpi për 4 fëmijët romë është strehëza më e sigurtë , falë bujarisë së një qytetari që e ia ka dhuruara familjes që nga viti 1999. Babi i ka braktisur dhe asnjë nga vajzat nuk di të thotë arsyet.Ndërsa nëna ka pësuar depresion pas lindjes dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët e vegjël. Pasi ka qënduar në spitalin për disa muaj në spitalin nr 5 të kryeqytetit, ajo jeton përkohësisht tek të afërmit e saj në një nga zonat e Tiranës dhe ende është në gjendje të rënduar të shëndetit mendor.A. K: Babai na ka braktirus, ndërsa mami vuan nga depresioni. Do të doja të na vinin dritat. Dua të kem si të gjithë të tjerët drita.Në çantën e vajzes nuk ka libra, ajo nuk ka mundësi financiare të vazhdojë shkollën.Gazetarja: Nuk ke mundur as të gjesh libra për të shkuar në shkollë?A: JoPersoni që kujdeset për ta dhe na shoqëroi në banesë është tezja por që nuk dëshiron të flas për kamerën tonë.Në shtëpinë e tyre nuk ka trokitur askush nga insitutcionet e përkujdesit social. Ndihma ekonomike është shkëputur për shkak të mungesës së deklarimeve të prindërve të familjes.Por, edhe nëse institucionalizimi i tyre nuk është zgjidhja e parë, shërbimet sociale duhet të ndërhyjnë që 4-të miturit romë të mos jetojne vetem si ne mesjete pa uje e pa drita sepse rrezikojnë shëndetin e tyre për shkak të urisë, dhe infeksioneve të ndryshme nga papastëria. [caption id="attachment_736603" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Fëmijët e braktisur[/caption] /Oranews.tv/