7 persona përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga uji i pusit
Shtatë persona nga fshati Kafaraj i Fierit janë paraqitur mëngjesin e së shtunës në spitalin rajonal me probleme për shëndetin si gastro-intestinale. Të shtuar në spitalin infektiv, ata thonë se kanë shfaqur shenja helmimi pas konsumimit të ujit të pijshëm që e marrin nga një burim në fshat.Banorët e helmuar: Kemi ujë çezmeje, por mbushim edhe nga burimi që ekziston prej shumë vitesh. Na erdhi pa pritur. Nuk e kuptojmë se nga na ka ardhur.Nga ana tjetër, mjekët pohojnë se pacientët e njësisë administrative Frakull, mund të jenë të prekur dhe nga ndonjë virozë.Mjekët: Gjithsej janë shtatë raste. Mund të jetë një sindromë gastroenterid akut. Që janë të vjella, me dhimbje koke dhe me temperaturë. Se kush është shkaku i kësaj patologjie, normalisht ne nuk kemi të dhëna.DSHP Fier ka mare mostra nga uji që kanë konsumuar banorët e Kafarajt, për t’i bërë analizat dhe të martën priten rezultatet./Ora News/