Shembet godina në Kenia, shtatë të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar në rrënoja
Shembja e një ndërtese 7 katëshe në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, ka bërë që të paktën shtatë persona të humbin jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Shkaku i këtij incidenti tragjik janë bërë shirat e dendur të cilët kanë shkaktuar rrëshqitje dheu. Autoritetet u gjendën menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shpëtimin e 121 personave. Forcave zjarrwfikse u janë bashkuar bashkuar ushtria, Kryqi i kuq si dhe dhjetëra qytetarë të zonës. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë dyshohet të kenë mbetur të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në kryeqytetin e Kenias Nairobi. Falë ndërhyrjes së shpejtë, autoritetet kanë mundur që të shpëtojnë 121 persona, por ende nuk dihet numri i qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar.Shkaku i këtij incidenti tragjik janë bërë shifrat e dendur të cilët kanë shkaktuar rrëshqitje dheu duke krijuar një situatë kaotike në shumë zona të vendit.Në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë forca të shumta zjarrëfikse të cilat po zhvillojnë operacione kërkim-shpëtimi për të parë nëse ka të mbijetuar. Aksionin të tyre u janë bashkuar ushtria, Kryqi i kuq si dhe dhjetëra qytetarë të zonës të cilët thonë se nuk kanë mundur të kontaktojnë me të afërmit e tyre që prej shembjes së godinës shtatë katëshe.Një zëdhënës i kryqit të kuq deklaroi se autoritetet kanë mundur që të dëgjojnë zëra e personave të bllokuar, duke shtuar se operacioni për shpëtimin e tyre po kryehet me kujdes të madh në mënyrë që të evitohet cdo përshkallëzim i kësaj tragjedie.Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shtatë persona të tjerë kanë humbur jetën në pjesë të tjera të Kenias.
/Oranews.tv/