“21 Janari”, kërcënohet Renato Myrtaj. Letra që e paralajmëroi

Vetëm pak ditë më parë deklaroi se zotëron prova të reja për 21 janarin, sot djali i Faik Myrtajt, një nga katër viktimat e asaj ngjarjeje, thotë se ka marrë një letër kërcënuese të vendosur në derën e shtëpisë.Myrtaj: Ne gjetëm një copë letër ku kërcënohesha familjarisht. Krejt pa pritur gjetëm një copë letër, ku unë kërcënohesha familjarisht. E vërteta vonon por nuk harron. Një ditë do të shkoj tek kangjellat e burgut. Në fund të letrës thuhet mos guxo ta publikosh letrën, në të kundërt do të harrohesh. Në fund të letrës thuhet mos guxo ta publikosh letrën, në të kundërt do të harrohesh.Menjëherë pas kërcënimit, Renato Myrtaj, ka larguar familjen nga shtëpia, në një vend më të sigurt, ndërsa thotë se po mendon seriozisht largimin jashtë shtetit.Myrtaj: E largova familjen sot. Që edhe jashtë vendit akoma po e mendoj. Familja nuk ka asnjë lloj faji për deklaratat dhe mllefet e mia. Pas denoncimit, policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e kërcënimit ndërsa prej më shumë se 12 orë rreth banesës së familjes Myrtaj janë shtuar patrullimet dhe janë vendosur agjentë vëzhgues./Ora News/