Vlorë, rrezikohet frekuentimi në verë i plazhit të vjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2016, 15:38
Plazhi i vjetër ne qytetin e Vlorës këtë sezon veror rrezikon të braktiset nga pushuesit. Shkak është infrastruktura rrugore. Mosndërhyrja për një kohë të gjatë me investime e ka bere këtë aks thuajse te pakalueshëm. Shqetësimin që e përjetojnë çdo dite banoret e zonës, bëhet me evident në prag të sezonit veror, kur dhe fluksi i qarkullimit rritet.Shoferët: Mirë punë që s’kemi, por s’kemi as rrugë. E mbushin gjoja sikur bëjnë diçka dhe pastaj prapë e njëjta situatë. Shpresoj që të rregullohet. Që nga 2004 u bë nja dy herë, por prapë u shkatërrua.Për këtë aks, premtohet në çdo fushatë elektorale për ta rikonstruktuar, por deri më sot, nuk është realizuara asgjë konkrete./Ora News/