Riorganizimi i PD, proces zgjedhor për 35 degë problematike

Të paktën 35 degë të PD do t'i nënshtrohen procesit zgjedhor. Vendimi u mor në kryesinë e Partisë Demokratike, bazuar në dy indicje: mosfunksionimi i strukturave në zgjedhjet e fundit vendore dhe shtimin e 14 degëve te reja ne qarqet e vendit, për të mundësuar një organizim më të mirë.Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të enjtën, vendosi që t'i rikthehet zgjedhjeve dhe ristrukturimit total në të paktën 35 degë, ku procesi kryesisht ai i analizës post zgjedhjeve vendore të 2015, evdientoi probleme dhe mosfunksionim struktrash. Strukturat janë në pritje të një udhëzimi të detajuar të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që do të përcaktojë gjithë ecurinë e procesit.Ora News, ka zbardhur 35 degët ku do të zhvillohen zgjedhje. 14 degë krijohen të reja, ndërsa në të tjera zgjedhjet do të mbahen për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale. Edhe pse zyrtarisht kryetarët aktual të zgjedhur vetëm dy vite më parë, nuk janë njoftuar për arsyet e largimit dhe futjen në proces zgjedhor, kryetari Basha ditën kur u mor vendimi e kishte të qartë arsyen, të cilën ja kishte transmetuar dhe kryesisë.Në qarkun më të madh atë të Tiranës zgjedhjet për kryetar do të zhvillohen në 10 degë , në degët 1,2,3,4,7,12,13, në Vorë, Kavajë si dhe do të shtohet  dega e Rrogozhinës. Në qarkun e Shkodrës do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në degën e Malësisë së Madhe , dhe shtohet dega e Vaut të Dejës.Në qarkun e Lezhës zgjedhjet për kryetar do të zhvillohen në degën e Kurbinit. Në qarkun e Durrësit zgjedhjet do të jenë në tre degë, atë të Durrësit, të Krujës ndërsa shtohet dega Durrës Rrethina. Në qarkun e Elbasanit do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në 6 degë, Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Peqin ndërsa shtohen dy degë në Belsh dhe Cërrik. Po ashtu në qarkun e Dibrës zgjedhjet do të zhvillohen në degën e Bulqizës dhe të Dibrës.Në zgjedhje do të shkohet dhe për kryetar të rinj në qarkun Korçës, në degët Pogradec dhe shtohet dega e Maliqit.Në qarkun e Beratit zhvillohen zgjedhe për kryetar në degën e Urës Vajgurore ndërsa në qarkun e Fierit në dy degë të reja në Roskovec dhe Divjakë. Në qarkun e Vlorës , krijohet degët e reja të e Selenicës dhe e Himarës ndërsa zhvillohen zgjedhje edhe në degën e Vlorës.Ndërkaq në qarkun e Gjirokastrës do të zgjidhen kryetarët e rinj në degën e Përmetit, Tepelenë ndërsa shtohet dega e Këlcyrës . Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lajmëroi një ristrukturim të thellë me qëllim përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Riorganzimi i Partisë Demokratike pritet të përfundojë për rreth dy muaj./Oranews.tv/