Analiza për Shqipërinë, bankieri: Ekonomia po transformohet, edukim për borxhin

Kriza financiare e vitit 2008 në Evropë është shoqëruar me masa të forta që janë marrë për sistemin bankar për të siguruar mbrojtje, por edhe për të parandaluar ngjarje të tilla, që disa vite më parë tronditën ekonominë botërore. Në një intervistë eskluzive për televizionin Ora News, Drejtori Ekzekutiv i Federatës Europiane të Bankave, Wim Mijs shpjegon gjendjen aktuale të bankave evropiane dhe si e sheh ekonominë dhe sistemin bankar shqiptar.Pas krizës financiare të vitit 2008, sektori bankar në Evropë ka pësuar ndryshime të forta. Në hotelin Xheko Imperial,  Drejtori Ekzekutiv i Federatës Europiane të Bankave, Wim Mijs në një intervistë eskluzive për televizionin Ora News shpjegon masat që janë marrë për të parandaluar kriza të ngjashme si ajo e disa viteve më parë, që tronditi jo vetëm sistemin financiar, por të gjithë ekonominë botërore.Mijs: Pas krizës së 2008 kanë ndodhur shumë gjëra. Kemi krijuar një këndvështrim të rrimë mbi bankat  dhe kemi konstatuar se ato duhet të kenë më shumë kapital, që të jenë më të sigurta. Në eurozonë, ne kemi bashkim bankar dhe janë marrë masat që të ketë një mbikeqyrje më të mirë dhe parandalim ndaj situatave. Masa janë marre edhe në drejtim të depozitave. Shume gjëra kanë ndryshuar dhe ne po i shohim efektet pasi me zhvillimin e ekonomisë edhe bankat janë bërë me fleksible në reagim.Mijs vlerëson se ekonomia shqiptare po ndryshon, çka kërkon përshtatje.Mijs: Ju keni një nivel të lartë të kredive me probleme dhe ky është shqetësim, por ekonomia është drejt transformimit. Ne kemi projekte për Shqipërinë dhe ju duhet të jeni gati për këtë transformim. Përballë borxheve të larta, që janë kthyer në shqetësim për shumë vende përfshi këtu Shqipërinë, Mijs e vë theksin te edukimi financiar, si një formë për të mësuar që në vegjëli menaxhimin e financave.Mijs: Unë mendoj se edukimi financiar është i rëndesishëm kudo. Nëse fëmijët mësojnë rreth vlerave dhe koncepteve themelore të parasë dhe interesit, atëherë ka më pak të ngjarë që ata të zhyten në borxhe, në një moshë të mëvonshme. Këtu mund të luajë rol jo vetëm nga shoqëria dhe qeveritë, por edhe sektori privat, përfshirë bankat edhe shkollat, të cilat duhet të bashkojnë forcat për kryerjen e edukimit financiar). Për herë të parë në shqipëri në hotel Xheko Imperial ehste zhvilluar mbledhja e Anëtarëve të Asociuar të Federatës Evropiane të Bankave, një takim i përvitshëm që mbledh menaxherë të nivelit të lartë të shoqatave kombëtare të bankave nga vendet në zhvillim dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian./Oranews.tv/