Aksidenti tragjik, në makinë 3 vëllezër dhe kushëriri. Identifikohen viktimat

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin përfundoj në një greminë pranë liqenit të Shkopetit.Aksidenti i tragjik u regjistrua rreth orës 13 e 30 minuta në aksin Rrugor Skuraj-Burrel në dalje të tunelit të Shkopetit.Një automjet tip Mercedez me targa AA 923 FH ku udhëtonin tre vëllezër dhe një afërm i tyre doli nga rruga në dalje tunelit në afërsi të HEC-it të Shkopetit  duke përfunduar disa metra poshtë në një greminë.Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Fitim Nelku dhe kushëri i tij Afrim Rexhepi kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy vëllezërit Artan dhe Ajet Rexhepi kanë mbetur të plagosur rëndë.Kanë qenë banorë të zonës të cilët ju kanë dhënë ndihmën e parë, duke i dërguar me urgjencë në Spitalin e Laçit nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.Tre vëllezërit dhe kushëri i tyre të cilën ishin nga fshati Sukth i Dibrës kanë qenë duke lëvizur nga Peshkopia në drejtim të Tiranës.E njoftuar nga banoret e zonës policia e  Kurbinit dhe ajo e Matit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me autoambulancat dhe forcat zjarrfikësve.Është dashur më shumë se 1 orë operacion për të nxjerrë trupat e viktimave nga automjeti i aksidentuar për shkak të terrenit të vështirë të vendit ku ka ndodhur aksidenti.Forcat zjarrfikëse kanë prerë disa pjesë të mjetit për të nxjerr trupat e viktimave.Trupat e pajetë të tyre janë dërguar menjëherë në morgun e Spitalit të Laçit ku do ti nënshtrohen edhe autopsisë së mjekësisë ligjore.Në lidhje me aksidentin tragjik që ju mori jetën dy personave, ekspertët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet.Policia ka dyshime se automjeti po lëvizte me shpejtësi dhe sapo ka dalë nga tuneli ka humbur kontrollin, duke përfunduar në greminë.Lëvizja përgjatë aksit Milot-Burrel është kthyer në një rrezik për drejtuesit e mjeteve, pasi në anën e liqenit të Shkopetit mungojnë totalisht mbrojtëset anësore të rrugës.https://www.youtube.com/watch?v=7FHxTpkqU6waksidenti burrel131512 AKSIDENTIshkopet/Oranews.tv/