Shqiptari arrestohet me kokainë me vlerë 300 mijë euro
Një 30 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 3.4 kg kokoinë në automjetin e tij.Shqiptari me iniciale H.I (ky që shihni në foto), u arrestuar në dalje të autostradës së Breshias në Italia.Thirrjet së policisë për të ndaluar, shqiptari iu përgjigj me shtim të shpejtësisë së automjetit që drejtonte tip Citroen C3, duke u përpjekur për t’u larguar pa lënë gjurmë. Megjithatë, pak më vonë, ai u ndalua nga një patrullë tjetër policie.Shqiptari banonte në Comezzano Cizzago, ku policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij.Droga u gjet e shpërndarë në porcione të ndryshme, ky gjithsej rezultoi të ishte 3.4 kg.Lëndë narkotike sipas hetuesve kap vlerën e 300 mijë eurove. Arrestimi i tij është vërtetuar nga gjykata, por ai është lënë nën masën e arrestit shtëpiak pas dënimit përfundimtar./Ora News/