Pishat e dëmtuara në Seman nuk ka kush t’i heqë!

Mungesa e miratimit nga parlamenti të një ligji që t'u përcaktojë kompetencat njësive vendore për administrimin e pyjeve, ka sjellë një ngërç me menaxhimin e pishave të dëmtuara nga stuhia e tetorit 2015, që shkuli dhjetëra rrënjë në pyllin e Semanit në Fier.Kreu i Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve në Bashkinë e Fierit, Agim Hoxha pohon se janë rreth 3500 rrënjë pisha të dëmtuara që duhen larguar patjetër para sezonit veror.Hoxha: Pas një stuhie shumë të fuqishme kemi pasur dëmtimin e një sasie shumë të madhe të pishave. Menjëherë, Bashkia ka bërë evidentimin e numrit të këtyre pishave dhe njëkohësisht ka bërë edhe një projekt për shitjen e këtyre drurëve për dru zjarri. Presim dhe ligjin e ri për miratim që Bashkia të ketë mundësi për të vepruar shpejt. Mos largimi i pishave të dëmtuara paraqet rrezik sidomos në stina e nxehtë e verës duke u bërë vatra serioze zjarri çka do të sillte dëme shumë të konsiderueshme në pyllin me pisha të Semanit dhe Darrëzezës. Bashkia Fier ka në administrimin e saj një sipërfaqe prej 9 mijë ha pyje./Ora News/