1600 fëmijë vallëzime në parkun Rinia

Në ditën botërore të vallëzimit, Bashkia e Tiranës dhe agjencia e parqeve e rekreacionit kanë organizuara maratonën e vallëzimit në parkun Rinia.Qindra pjesëmarrës ishin nxënësit e 16 shkollave të Tiranës, koreografë dhe balerinë profesionistë, të pasionuar pas kërcimit që performuan numra artisitikë.Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Abaz Hado, tha se ky institucion ka për qëllim t’i japë qytetit më shumë mundësi për të festuar dhe argëtuar me organizimin e aktiviteteve kulturore artistike që synojnë të nxisin një jetë më aktive./Oranews.tv/