Mediu: Prishja e pazareve PS-LSI nuk mund të jenë shpresa e së djathtës

Aleati kryesor i demokratëve, Kryerepublikani Fatmir Mediu, nuk është i kënqur për mënyrën se si po bëhët opozitë. Në një takim më strukturat në Shkodër Mediu ka kërkuar unifikimin e aksionit opozitar, por të mos e lënë shpresën në dorën e prishjes së pazareve PS-LSI.Mediu: Përballë kësaj situate opozita duhet të unifikohet dhe bashkohet me shqiptarët në rrugën për të ndërtuar shtetin e së drejtës, i cili bazohet në zgjerimin e lirive dhe uljen e taksave, respektimin e pronës private. Bashkepunimi me biznesin, rininë, të përndjekurit dhe pronarët janë rruga e suksesit të opozitës. Qeveria e pazareve PS-LSI apo prishja e pazareve të tyre nuk mund të jenë shpresa e se djathtës.Mediu ka kërkuar angazhimin e forcave politike për reformën zgjedhore ndërsa tha se listat e hapura janë domosdoshmëri për garantimin e zgjedhjeve me standarte.Mediu: Reforma zgjedhore dhe vetem reforma zgjedhore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është detyra Nr.1 e opozitës, prandaj nuk mund të humbasim asnjë çast për të garantuar votën e lirë nëpërmjet votimit dhe numërimit elektronik si dhe t'i japim të drejtën votuesve të gjykojnë me votë se kush duhet të jetë deputetet në Kuvend.Me strukturat në qarkun e shkodrës, kryerepublikani mediu diskutoi dhe mbi gjendjen konomike dhe politike ne vend./Oranews.tv/