Basha: Familjeve me ndihmë ekonomike do u paguhet energjinë deri në 200 Kw e uji

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  vijon takimet në qytetet dhe fshatrat e vendit me qellim shpalosjen e platformës qeverisë së Partisë Demokratike. Në takimet me banorët dhe tregëtarët e Vorës, Basha ka deklaruar se vetëm përmes uljes së taksave, ekonomia shqiptare do të xhirojë 1 miliard euro më shumë në vit., të cilët do të shkojnë në shtimin e vendeve të punës dhe rritjes së konsumit.Basha: Do ta heqim frikën. Do të ulim taksat, do të ulim çmimin e energjisë. 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë vetëm duke ulur taksat, duke ulur çmimin e energjisë. Vetëm me këto fillon konsumi, biznesi merr frymë dhe rritet punësimi.Në Marikaj kryetari Basha vizitoi dy familje të cilat të cilat gjendën në situatë të vështirë ekonomike. Familjarët i kanë deklaruar zotit Basha se  varfëria e tyre u përdor në zgjedhjet e 2015-ës për t'i blerë votën.Basha, tha se program i tij qeverisës parashikon poltika mbështetëse për kategoritë në nevojë.Basha:  Si qeveri do të bëjmë të mundur që për njerëzit që janë në halle të tilla ilaçet të jenë 100% të rimbursueshme nga shteti. Edhe me ndihma të tjera kur jeni në kushte të tilla kur s’keni njeri në punë t’ju paguhet fatura e energjisë, t’ju paguhet fatura e ujit. Jo ndonjë ndihmë që të jetoni ashtu siç e meritoni por të paktën t’ju heqim një pjesë të hallit.Në takimin me fermerët e Marqinetit, Prezë, Domje, kryetari i Partisë Demokratike i njohu me disa nga pikat e programit për bujqesinë. Investimet në infrastrukturë dhe mbeshtetja e drejtëpërdrejtë me subvencione, janë dy shtyllat e mbështetjes buxhetore të bujqësisë./Oranews.tv/