Siri, trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Televizioni shtetëror sirian deklaroi se trupat qeveritare hynë në qytetin e kontrolluar nga rebelët të Kusairit si pjesë e një ofensive disa javore për të rimarë këtë zonë strategjike që lidh Damaskun me bregun e Mesdheut.Televizioni sirian tha se forcat e sigurisë lëvizën në qytet dhe filluan gjurmimin e terroristëve, term i përdorur nga qeveria siriane për rebelët që luftojnë presidentin Bashar al-Assad.Një zyrtar sirian i tha agjencive perendimore të lajmeve se trupat qeveritare morën nën kontroll selitë e bashkisë dhe ndërtesat përreth.Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thanë se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi. Ata thane se trupat qeveritare ishin të mbështetura nga milicë dhe luftëtarë pro-Assadit nga grupi militant libanez Hezbollah ndërsa theksuan se të paktën 30 persona u vranë, përfshi 16 rebelë.