Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA
Presidenti i Birmanisë Thien Sein filloi vizitën e tij në Uashington. Në një takim të hapurai tha para një grupi me afro 30 birmanezë me banim në Shtetet e Bashkuara se zhvillimi i demokracisë në vendin e tij duhet të ecë paralelisht me zhvillimin ekonomik dhe së pari duhet të realizohet rritja ekonomike.Para takimit me Presidentin Barak Obama sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Thein Sein tha se dhuna etnike kundër pakicës myslimane në perëndim të vendit përbën veprimtari kriminale dhe jo trazira civile.Ai pohoi se policia ka marrë masa të ashpra në disa raste për të vënë nën kontroll kundërshtarët politikë në vend dhe tha se si protestuesit, ashtu edhe policia duhet të kuptojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë që demokracia të hedhë rrënjë.