Rriten tensionet mes sunitëve dhe shiitëve në Irak
Të paktën 80 njerëz kanë humbur jetën në Irak nga shpërthimet e dhunshme në tre qytete të mëdha gjatës së Premtes.Nga sulmi i dyfisht në qytetin Bakuba, rreth 50 km në veriperëndim të Bagdadit, humbën jetën të paktën 43 persona. Sipas burimeve te policies, bomba e parë shpërtheu gjatë daljes së besimtarëve, nga një xhami suni ndërsa më vonë një bombë e dytë shpërtheu në të njëjtin vend ku kishte si shënjestër njerëzit të cilët ishin mbledhur për të ofruar ndihmën e parë për viktimat e shpërthimit të mëparshëm.Menjëherë pas kësaj, në Mantain, në jug të kryeqytetit, një bombë shpërtheu në mes të turmës në funeralin e një Syni, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur të paktën 25 të tjerë, ndërsa gjatë natës 22 persona të tjerë janë vrarë në zonat afër Bagdatit.Katër persona u vranë gjithashtu në Falluja kur një bombë shpërtheu jashtë një kafeneje. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për ndonjë prej sulmeve të fundit.Sulmet me bomba ndaj xhamive Shia dhe sunite kundër forcave të sigurisë dhe udhëheqësve të fiseve në Irak janë rritur ndjeshëm muajin e fundit.Tensionet gjatë së premtes janë shtuar në nivelin më të lartë që prej largimit të trupave të fundit amerikane nga vendi në fund të 2011.Vala e dhunës shpërtheu pasi më 23 prill forcat e sigurisë bastisën një mbledhje të protestuesve myslimanë sunitë në afërsi të Kirkukut ku bënë thirrje për tërheqjen e kryeministrit shiit Nuri al-Maliki, Gjë kjo që ka zemëruar sunitët dhe ka shtyrë kryengritësit për sulme të tjera.Situata në Irak vijon të tensionohet më shumë dhe për shkak të luftës civile në shtetin fqinj Siri që ka përkeqësuar tashmë marrëdhëniet mes myslimanëve suni dhe shiitë.