Eurozona s`po gjen rrugëdalje
Ekonomia e Eurozonës është rrudhur edhe më tej në tremujorin e parë të këtij viti, për herë të gjashtë radhazi. Recesioni është tashmë realitet në Francë, në ekonominë e dytë për nga madhësia të eurozonës. Ekonomia gjermane thuajse ra në recesion gjatë fundit të vitit 2012 dhe fillimit të vitit 2013.Pas një rënie në fund të vitit 2012, ajo arriti në periudhën janar mars vetëm një rritje minimale prej 0.1 për qind sipas Zyrës Federale e Statistikave.Industria e ndërtimit e frenoi në këtë mënyrë mjaft ekonominë gjermane. Për shkak të krizës së euros sipërmarrjet investuan shumë më pak se kishin planifikuar. Edhe eksportet gjermane shënuan rënie.Ditë më parë presidenti i Francës, Francois Hollande tha se recesioni po kërcënon tani edhe vetë identitetin e Europes. Ajo që po flitet në korridoërt e BE, tani është një qeverie ekonomike e Eurozones.Gjermania mendon se blloku nuk është i gatshëm të institucionalizojë ndarjen e barrës së borxhit dhe bashkë me vendet e tjera më të pasura, ngurron të ofrojë më shumë nga paratë e taksa-paguesve për anëtarët në telashe të Eurozonës.Kritikët mendojnë se Francois Hollande ka qenë tepër i ngadaltë në menaxhimin e krizës së papunësisë në vend dhe sondazhet e opinionit tregojnë rënie të ndjeshme të popullaritetit të tij një vit pas marrjes së postit.