Netanyahu: Izraeli po vepron për të penguar Hezbollahun
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është duke vepruar për të ndaluar armët siriane që të arrijnë në duart e Hezbollahut.Duke folur në takimin javor të kabinetit, Netanyahu ka thënë se Lindja e Mesme është duke kaluar periudhën më të ndjeshme në disa dekada.Ai ka thënë se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar “për të mbrojtur interesat e sigurisë së qytetarëve”.Komentet e tij vijnë dy javë pasi Izraeli ka sulmuar pranë Damaskut, për të parandaluar, siç ka thënë ai, transferimin e armëve të sofistikuara iraniane në duart e grupit militant të Hezbollahut, i cili është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad.Netanyahu, të martën, ka zhvilluar bisedime në Rusi në lidhje me krizën në Siri.Rusia është furnizuesi kryesor me armë i Sirisë.