Vrasja e politikanes në Pakistan, partia e saj akuzon Hussain
Imran Khan, udhëheqës i partisë pakistaneze Lëvizja për Drejtësi, ka fajësuar njërin prej rivalëve të tij politikë për vrasjen e zëvendës-kryetares së partisë së tij, Zahra Shahid Hussain.Hussain është vrarë jashtë shtëpisë së saj dje në Karachi, nga persona të cilët janë larguar motoçikletë.Në një postim në rrjetin social Tëitter, Khan ka thënë se përgjegjës për vdekjen e bashkëpartiakes së tij, e mban udhëheqësin e partisë MQM, Altaf Hussain. Këtë akuzë ndërkaq MQM e ka mohuar kateogrikisht.Policia ka thënë se motivet që çuan në vrasjen e Hussain mbeten ende të paqarta.Zahra Shahid Hussain ishte zëvendës-presidente e partisë Lëvizja për Drejtësi, e cila udhëhiqet nga ish lojtari ndërkombëtar i kriketit, Imran Khan.Hussain është vrarë jashtë shtëpisë së saj dhe vrasja e politikanes vjen në kohën e kontestimit të rezultateve të zgjedhjeve të cilat janë mbajtur në këtë vend të shtunën e kaluar.Një gazetë pakistaneze ka thënë se vrasja e Hussain ka ndodhur gjatë një përpjekje për grabitje në shtëpinë e saj. Mirëpo ky pohim nuk është verifikuar ende.