Rusia publikon emrin e shefit të CIA-s në Moskë
Rusia ka publikuar identitetin e shefit të CIA-s në Moskë, një lëvizje që shihet si shkelje e protokollit diplomatik.Rusia thotë se ka paralajmëruar zyrtarin në fjalë në vitin 2011 që të ndalë rekrutimet “provokuese” të spiunëve.Një burim i rezervuar qeveritar tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se, nëse rekrutimi vazhdon FSB do të ndërmarrë aksione analoge ndaj oficerëve të CIA-s.Njoftimi vjen pas vendimit të Moskës zyrtare për të dëbuar diplomatin amerikan Ryan Fogle, i cili akuzohet se është përpjekur të rekrutojë një oficer të shërbimeve sekrete ruse për të spiunuar në favor të SHBA-ve.Ai thuhet se ka qenë sekretari i tretë në ambasadën amerikane në Moskë dhe tani është shpallur person “non grata” për atë që Ministria e Jashtme ruse e quan “veprim provokues njësoj si në luftën e ftohtë”.Fogle u arrestua të martën dhe është urdhëruar të largohet nga Rusia, por ende nuk dihet nëse e ka bërë këtë apo jo.Autoritetet ruse thanë se zoti Fogle u arrestua teksa përpiqej të rekrutonte një agjent të anti-terrorit të FSB-së në rajonin e Kaukazit.Uashingtoni ka refuzuar të komentojë publikimin e identitetit të shefit të CIA-s në Moskë. Gjithësesi, qeveria amerikane shprehet optimiste për një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë.