Qeveria e Letta-s përballë protestave
Qeveria e re italiane përballet me protestat e para për masat shtrënguese të paralajmëruara ditë më parë. Mijëra protestues, të udhëhequra nga sindikalistët, kanë protestuan në kryeqytetin italian Romë kundër politikave të qeverisë së koalicionit të ri.Protestuesit i kërkuan qeverisë së kryeministrit, Enrico Letta, që të heqë dorë menjëherë nga masat shtrënguese dhe të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës. Ndërsa ata shrehën shpresat se me këtë protestë qeveria do të nisë të dëgjojë kërkesat e tyre, përndryshe ata po humbasin durimin.Sondazhet tregonë se besimi publik në koalicionin e tij të brishtë është në rënie.Ekonomia italiane, e treta më e madhe në Eurozonë, është zhytur në recesionin më të gjatë në 40 vitet e fundit. Borxhi publik italian ka prekur shifrën e 127 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke u rënditur e dyta, fill pas Greqisë së detyruar të ndërmarrë masa shtrënguese akoma më të dhimbshme.Papunësia në vend ka prekur shifrën rekord prej 11.5 përqind, ndërsa shkon në 38 përqind në moshat e reja.Para se të merrte detyrën e kryeministrit, Enrico Letta, një figurë e lartë e qendrës së majtë, deklaroi se politikat e qeverisë së tij nuk do të fokusoheshin në shkurtimet e mëtejshme, por në investime për krijimin e vendeve të punës.Megjithatë, qeveria e Letta mbahet në këmbë edhe nga votat e qendrës së djathtë. E majta dhe e djathta, pas javësh bisedime dhe të detyruara nga rezultati zgjedhor i 24-25 shkurtit, vendosën të bashkëqeverisin.