Përplasen trenat e pasagjerëve në New York
Dhjetra persona janë plagosur nga përplasja e trenave në New York.Dy trena pasagjerësh të "Metro-North", të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta, janë përplasur gjatë mbasdites së të Premtes në jug-perëndim të Connecticut-it, ku më shumë se 60 persona janë plagosur ndërsa 5 prej tyre janë në gjëndje kritike për jetën bëjë të ditur autoritetet.Një tren, që udhëtonte nga New Haven drejt NeëwYork City-t, doli nga shinat rreth orës 18:10 lokale, duke goditur një tjetër tren në Bridgeport të Connecticut-it, tha zëdhënësi i "Metro-North", Marjorie Anders.Treni i dytë, që drejtohej për në New Haven, u përplas gjithashtu edhe me disa makina. Një pasagjer në një makinë, që ndodhej në trenin e New York-ut, Chris Martin, tha se nuk pa asgjë pas aksidentit, deri kur dikush telefonoi mjekët për ndihmë. Zyrtarët thanë se të plagosurit nuk rrezikojnë për jetët e tyre.Nga autortiet është bërë e ditur se rreth 250 persona ishin në trenat gjatë përplasejes së tyre.Brian Alvarez, që u ndodh në vendngjarje, e përshkroi skenën si diçka e pabesueshme. "Pashë një makinë, e cila ishte shkatërruar tërësisht, por grupet e shpëtimit po nxirrnin personat nga ajo", tha Alvarez. "Ata ishin të gjithë të gjakosur".Kryebashkiaku i Bridgeport, Bill Finch tha për reporterët se, pavarësisht përplasjes dhe shkatërrimeve të konsiderueshme, ai nuk ishte në dijeni të ndonjë individi që rrezikonte jetën.John Cappiello, një zëdhënës i spitalit të Bridgeport, dha po të njëjtën vlerësim. Dy persona të plagosur ishin në gjendje të vështirë në spital, njëri me dëmtime në fytyrë, kurse tjetri me plagë në këmbë.