Siria, përplasje mes Rusisë dhe SHBA
Mes Moskës dhe Uashingtonit duket se marrëdheniet janë ftohur pas lajmit për dërgimin e raketave ruse në mbështetje të regjimit të Damaskut.Sipas mediave amerikane Moska ka furnizuar Sirinë me raketa të sofistikuara Yakhont dhe madje në një demonstrim të qartë të forcës ka nisur dhjetëra anije pranë bazës së saj në qytetin Tartus.Por qeveria ruse pretendon se kjo nuk ndryshon aspak angazhimin për stabilitet në rajon."Është një vendim për ardhur keq që do të inkurajojnë regjimin dhe do të zgfjasë vuajtjet për civilët. Pra është një veprim i gabuar në një kohë të gabuar " tha shefi i shtabit të ushtrisë amerikane general Martin Dempsey.Polemika mbi furnizimet ushtarake mund të pengojë përpjekjet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për një konferencë ndërkombëtare për të promovuar një zgjidhje diplomatike.Një takim që Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon shpreson se të ndodhë së shpejti, megjithëse sic është shprehur dhe vetë nuk është dakort që në tryezën e bisedimeve të ftohet Irani.Një tjetër vështirësi për organizimin e takimit është dhe që opozita siriane të bjerë dakord për t'u ulur rreth një tryezë me përfaqësues të qeverisë së Bashar al Asad.Ndërkohë, viktimat e kësaj lufte janë të paktën 80.000, ndërsa refugjatët mbi një milion e gjysmë.