Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa, pasi kjo e fundit hodhi tre raketa me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë të shtunën.Duke folur në Rusi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i bëri thirrje Phenianit që të përmbahet nga prova të mëtejshme në të ardhmen dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me fuqitë botërore.Ban Ki Moon ndodhet në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin për bisedime mbi Sirinë.Megjithë thirrjen e tij, Seuli tha se Korea e Veriut hodhi raketën e katërt dje pasdite në Detin e Japonisë.