Bepe Grillo: Qeveria e re do te bjerë së shpejti, do ta rrëzojë Berluksoni

Komediani dhe politikani italian Bepe Grillo ka vlerësuar sot se Qeveria e re italiane nën udhëheqjen e Enriko Leta do të bjerë shumë shpejt dhe kjo do të vij pasi sipas tij Silvio Berluskoni do të krijojË një gjë të tillë sapo ti jepet mundësia."Qeveria do të bjerë shumë shpejt. Berluskoni do të bëj që të bjerë me rastin e parë, "tha udhëheqësi i Lëvizjes 5 yje për gazetën belge “Le Soir”.Kreu i qëndrës së majtë i partisë Demokratike Enrique Leta, formoi muajin e kaluar një qeveri të koalicionit të gjerë ku përfshihen dhe ministra nga partia e Berluskonit, Populli i Lirisë.Grillo, i cili siguroi një të katërtat e elektoratit në zgjedhjet parlamentare në muajin shkurt, tha se ka marrë një "qëndrim të përgjegjshëm" ndaj udhëheqësve të Partisë Demokratike për të "justifikuar aleancën e tyre me Berluskonin në të cilën e kanë demonizuar gjatë gjithë fushatës '."Ne i propozuam PD një konvergjencë me katër pikat kyçe, duke përfshirë mos pranueshmërinë e Berluskonit dhe shpërblimin e e financimeve kryesisht te të ardhurat e qytetarëve. Por, çdo gjë ishte paracaktuar më parë” tha ai. "Ata nuk kishin kurrë qëllim që të qeverisin me ne . Po nuk do të na ndalojnë," tha Grillo."Ne jemi të gatshëm për të qeverisur nesër, në qoftë se bjerë qeveria ."Ndërsa për sa i përket Evropës, ish aktori e quajti Europën si një gjë bosh që sdo të thotë asgjë", sepse euro do të thotë marka" si ish valuta gjermane.Grillo i cili e quan veten një mbështetës i patundur i Evropës, megjithatë, thekson se "dëshiron të rishikohet koncepti i Evropës."