Greqia kërkon investime nga Kina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2013, 09:51
Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ndodhet në Kinë, për të nënshkruar marrëveshje tregëtare.Ai ka takuar kryeministrin kinez, Li Kekian, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje në fushën e transportit detar dhe të telekomunikacionit.Li ka shfaqur shpresën se dy vendet mund të dyfishojnë tregtinë e dyanshme deri në vitin 2015, e cila aktualisht kap vlerën e 3.38 miliardë dollarëve.Samaras ndodhet në Pekin me dhjetëra biznesmenë dhe disa ministra.Greqia po lufton me krizën e borxheve.Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe qeveria shpreson që kompanitë e saj të investojnë rreth 500 miliardë dollarë jashtë vendit në vitet e ardhshme.