Hollande firmos ligjin për martesat e homoseksualëve
Presidenti francez, Francois Hollande, ka firmosur ligjin e diskutuar së shumti për martesat e homoseksualeve, duke e kthyer Francën në vendin e nëntë në Evropë dhe të 14-in në botë që miraton këtë ligj.Të premten, Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë të hapur nga opozita e krahut të djathtë, duke i hapur rrugën Hollande që të nënshkruante projektligjin."Unë e kam marrë këtë vendim. Tani është koha të respektojmë ligjin e Republikës", deklaroi Hollande.Ndërkohë që martesa e parë homoseksuale mund të mbahet 10 ditë nga firmosja e ligjit.Por ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Alain Vidalies tha për televizionin francez se pret që martesat e para të zhvillohen para datës 1 korrik.Hollande dhe Partia e tij Socialiste e kishin kthyer projektligjin në fjalë në flamurin e betejës në zgjedhjet që i sollën në pushtet një vit më parë.Pas një debati torturues, projektligji për martesat mes personave të së njëjtës gjini u miratua nga Senati francez dhe Asambleja Kombëtare muajin e kaluar.Ai u kundërshtua menjëherë me argumente kushtetuese nga partia opozitare e krahut të djathtë UMP, e drejtuar nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy.Por Këshilli Kushtetues vendosi të premten se martesat gay nuk bien ndesh me asnjë parim kushtetues dhe me asnjë nga të drejtat themelore dhe sovranitetin kombëtar.