Rusia furnizon me raketa Sirinë

Shteti Rus një prej aleateve të regjimit sirian, sipas raportimit tw disa mediave amerikane, ka dërguar raketa anti-anije të sofistikuara në Siri.Sipas gazetës Neë York Times e cila citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë pohojnë se raketat mund të përdoren për çdo ndërhyrje të mundshme të huaj ushtarake në Siri.Pa konfirmuar të dhënat e lajmit, ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se furnizimet ruse nuk  shkelin rregullat ndërkombëtare.Ndërsa lajmi bëhet i ditur në mes të shqetësimeve në rritje për përdorimin e armëve kimike në Siri, diçka që Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se kjo do të kalonte "një vijën e kuqe" të veprimeve.Rusia është një prej aleatëve të pakta të regjimit të Bashar Al Assad dhe gjatë këtyre viteve ajo ka dërguar me mijëra tanke, njësi artilerie, avionë, helikopterë e sisteme mbrojtëse në bazë kontratash që mbërrijne në miliarda dollarë.“New York Times” sqaron se një ngarkesë ruse e kohëve të fundit me destinacion vendin e trazuar përfshinte formën më të avancuar të Yakhontit, një raketë 6,7 metra e gjatë me rreze veprimi 290 km, e cila mban ose kokë me eksplozivë të fuqisë së lartë, ose mbushje që shpojnë mjetet e blinduara. Raketa supersonike anti-anije drejtohet me radar dhe përdoret për mbrojtjen bregdetare.Ndërkohë që përpjekjet për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë vazhdojnë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun është takuar të Premten me kryediplomatin rus në Soçi për të diskutuar planet për një konference, e cila do të synonte për të sjellë së bashku opozitën siriane dhe anëtarë të qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.Në një konferencë shtypi, Ban tha se është e rëndësishme që të "mos humbin vrullin" dhe të vendoset sa më shpejt për një konferencë të paqes, ndërsa Lavrov tha se një rezolutë mund të gjendet vetëm nëse marrin pjesë  të gjitha forcat siriane, pa asnjë ndërhyrje të jashtme, sa më shpejt të jetë e mundur".Të Premten, departamenti i refugjatëve i OKB-së tha se më shumë se 1.5 milion sirianë janë regjistruar deri tani si refugjatë.