SHBA: Vendimi i Rusisë "vendim fatkeq"
Amerika ka reaguar menjëherë ndaj Rusisë pas lajmit të së Premtes se ka furnizuar Sirinë me raketa. Sipas Shteteve të Baskuara, vendimi për të dërguar raketa për qeverinë siriane, është një "vendim fatkeq".Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Dempsei, ka thënë se dërgesa "do të fuqizonte regjimin dhe do të zgjas vuajtjen" që ka vrarë më shumë se 80.000 persona.Pas publikimit të lajmit, në gazetën amerikane "Neë York Times", se Rusia i ka dërguar Sirisë raketa të sofistikuara kundër-anije, ministri i Jashtëm rus, pa e konfirmuar lajmin, shpjegoi se me dërgesat në Siri nuk shkelen normat ndërkombëtare.Ndërkohë që ky lajmin është bërë i ditur të njëjtën ditë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon gjendet në Rusi për diskutime me qeverinë ruse për konfliktin sirian.Ban Ki-moon, u bëri thirrje vendeve të përqëndrohen te konflikti në Siri, ndërsa presidentit Bashar al-Assad të lejojë vëzhguesit e OKB-së për të verifikuar lajmet mbi përdorimin e armëve kimike. Në vizitën e tij në Soçi të Rusisë, sekretari i OKB-së bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryediplomatin rus, Sergei Lavrov."Ka pritshmëri të larta, që ky takim të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ekipi ynë është gati në çdo kohë, brenda 24 apo 48 orëve, pas lajmit ata mund të kryejnë menjëherë hetimin", tha Ban Ki-moon.Ndërsa ministri i jashtëm rus shrehu shqetësimin e tij për regimin e mediave ndaj lajmit ndaj sensacione të këtyre shitjeve në Siri. Nuk e kemi fshehur, që kemi furnizuar me armë Sirinë për një kontratë të firmosur, nuk kemi shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, as ligjet tona që lidhen me kontrollin e eksporteve, ndër më striktët në botë", tha Lavrov.Të Premten, Agjencia e Refugjatëve tha se mbi 1.5 milionë sirianë janë regjistruar si refugjatë, ndërsa shifra reale mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa konflikti numëron sot të paktën 80 mijë të vrarë.