Valë sulmesh në Irak, 19 të vrarë

Një valë sulmesh në gjithë Irakun ka lënë të paktën 19 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një xhami shiite në qytetin e Kirkukut, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur më shumë se 40 persona.Makinat bomba po ashtu kanë qëlluar lagjet shiite të Bagdadit dhe kanë vrarë të paktën 12 persona.Në Mosul, një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy ushtarë.Dhuna sektare në gjithë Irakun ka shënuar rritje të dukshme në javët e fundit.