Iran, gratë përjashtohen nga gara presidenciale

Një gjykatë kushtetuese në Iran përjashtoi nga kandidimi për pozicionin e presidentit të të gjithë kandidateve femra, informuan mediat iraniane ditën e premte.Mohammad Jazdi, një klerik anëtar i gjykatës më të lartë në vend, theksoi se kushtetuta përjashton të drejtën e grave për të drejtuar vendin.30 gra ishin regjistruara si kandidate të mundshme, për të pasuar presidentin aktual Ahmadinejad, ndonëse përjashtimi i tyre ishte i pritshëm.Konstuticionalistët ndërkombëtare thonë se Kushtetuta Iraniane është e paqartë në lidhje me këtë sanksionim, i cili nuk shkruhet shprehimisht, ndonëse mbetet në praktikën ligjore të vendit aziatik.Në çdo rast, ky interpretim diskriminues pritet të krijojë një debat të brendshëm ligjor dhe të vendosë Iranin në qendër të kritikave të organizatave ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat e barabarta midis njerëzve.Në total, 686 kandidatë u regjistruan për zgjedhjet e 14 qershorit.